Οι ειδήσεις στα Αλβανικά

U zhvillua sot në Halkidiki marshimi kundër minierës së arit

Marshim proteste në malin Kakkavos kanë zhvilluar komisionet e Halkidikisë dhe Selanikut kundër minierës së arit në Skuries për shkatërrimin e zonës nga kompania e minierave, por dhe për përndjekjen e anëtarëve të lëvizjes. Ndërkohë, duhet vënë në dukje se në një urdhër me gojë të tij,
Kryeprokurori i Gjykatës së Apelit të Selanikut, z.Panagis Giannakis ka kërkuar pezullimin deri dhe të martën të të gjitha punimeve nga kompania në fjalë, në uzinën e pasurimit të arit në Skuries të Halkidikis, në mënyrë që të bëhet një autopsi nga inspektimi i minierave dhe të lëshohet një vendim për ligjshmërinë apo paligjshmërinë, pasi leje e ndërtimit të uzinës në Skuries nuk është lëshuar deri më sot.

Ballafaqim i ri mes qeverisë dhe SYRIZA

Një ballafaqim i ri mes qeverisë dhe SYRIZA ka filluar dule pasur si sfond riorganizimin e afërt të qeverisë, i cili do të bëhet i njohur në 24 orët e ardhshme. Karakteristikë kryesore e tij do të jetë ristrukturimi radikal i ekipit ekonomik pas trikut komunikues Samara-Venizelo me dëbimin e sekretarit të përgjithshëm të të ardhurave, Hari Theohari, i cili kishte fatin e ish-sekretarit të kabinetit qeveritar Taki Baltako dhe siç duket nuk sinjalizoi heqjen e karakterit ekstremist të krahut të djathtë të politikës së zbatuar. Partia më e madhe opozitare sulmon qeverinë duke thënë se përdor reformimin e qeverisë si «si pretekst për të treguar se ka marrë mesazhin e zgjedhjeve të fundit». «Zëvendësimi i personave me po aq dëshirë implementimi të mjeteve për ushtrimin e të njëjtës politikë të memorandumeve, tregon kufirin e ndryshimeve që mund të bëj një qeveri, e cila ka si busull të vetëm programatike memorandumet", theksohet në njoftimin e saj.

Përgjigje në deklaratën e SYRIZA ka dhënë zëdhënësi qeveritar

«Ne e kuptojmë ankthin e SYRIZA-s për të mbajtur ekuilibrin brenda partisë dhe për të mbështetur në mënyrë artificiale klimën e ankesave të përditshme. Tani kritikon dhe reformimin e qeverisë para se ai të bëhet ...», vërejti Simos Kedikoglu dhe përfundoi duke thënë me ironi: «Në prag të festës së Shpirtit të Shenjtë ju urojmë një ndriçim të mirë shpirtëror»!

Failos Kranidiotis: «Jo më shumë PASOK në qeveri»

"Unë shpresoj se përgjigja në mesazhin që dërgoi populli në zgjedhjet e fundit është të mos ketë më shumë PASOK në qeveri", deklaroi duke folur në kanalin privat Mega, Failos Kranidiotis, duke komentuar mbi riorganizimin që pritet i qeverisë. Gjithashtu, foli me kuptim kundër Evangelos Venizelos, duke deklaruar se "gjëja e parë që më ka shqetësuar, ishte paralajmërimi i Reformimit të qeverisë" dhe se kjo është mosrespekt i kryetarit të PASOK-ut, pasi një gjë e tillë nuk është bërë kurrë më parë. Asnjë kryeministër nuk ka thënë: "do të bëj reformim të qeverisë".

KKE: "Reformimi i qeverisë nuk do të ndryshojë asgjë për popullin"

Pozicionin e tij se reformimi i qeverisë nuk sinjalizon një ndryshim të politikës në favor të popullit ka shprehur nga ana e tij dhe Dimitris utsubas.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste tha se "bëhet gjithnjë e më e qartë se në rërën thithëse të skenës politike, ku të gjithë duket se flasin me të gjithë, as reformimi i qeverisë së tanishme, as urat që hedh forca kryesore opozitare në drejtim të PASOK-ut dhe të Majtës Demokratike sinjalizojnë një ndryshim të politikës në favor të popullit".

Grekët e Pavarur: «Demokracia e Re shndërrohet në një peng i shantazheve të PASOK-ut»

"Në zgjedhën e reformimit, Demokracia e Re bëhet peng i shantazheve numerike që i vë PASOK-u për "ministrat e tij shpëtimtarë", nënvizon përfaqësuesi i Grekëve të Pavarur, Terens Kuik në një deklaratë të tij në lidhje me riorganizimin e ardhshëm të kabinetit qeveritar dhe shton: "Njëra parti është degë e tjetrës dhe sa persona që të ndryshojnë në koalicionin e tyre, ata do të vazhdojnë politikat e njëjta, siç përcaktohen nga memorandumet".

Konflikte dhe mosmarrëveshje në Komitetin Qendror të DHMAR

Kundër dorëheqjes së Fotis Kuvelis është shprehur shumica dërrmuese e Komitetit Qendror e së Majtës Demokratike në ditën e dytë të mbledhjes së tij, gjatë të cilës janë dukur në mënyrë të qartë mosmarrëveshjet për vijën që duhet të ndiqet nga partia, pas rezultatit negativ të zgjedhjeve evropiane.

Shpenzojnë miliona euro në NERIT

Dy milion e gjysmë euro kanë shpenzuar përgjegjësit e emëruar nga qeveria në radio-televizionin e ri NERIT, duke dhënë vepra të ndryshme direkt në kompanitë private, ndërkohë që ende nuk kanë paguar dëmshpërblimet e punonjësve që brenda një nate mbetën pa punë dhe as kanë punësuar gazetarët që kanë fituar në konkursin e shpallur për këtë organizëm të ri. Për të gjitha këto është njoftuar dhe merret prokurori.

Të mërkurën, 11 qershor miting jashtë ERT-it

Të mërkurën, 11 qershor, organizojnë një miting jashtë ERT-it në Agia Parashkevi, për të demonstruar kundërshtimin tonë në mbylljen fashiste të Radio-Televizionit Publik një vit më parë nga qeveria, duke lënë në rrugë brenda një nate 2.600 punonjës. Gjithashtu për të denoncuar shpërdorimin e pasurisë publike që bëhet në të ashtuquajturin NERIT, një kanal qeveritar që denoncohet edhe nga vetë miqtë e qeverisë, të cilët largohen për t'u zëvendësuar me të tjerë.

Dy të vdekur nga përleshjet mes kurdëve dhe forcave të sigurisë në Turqinë juglindore

Dy persona u vranë natën e së shtunës në krahinën Dijarbakir në Turqinë juglindore gjatë përleshjeve mes protestuesve kurdë dhe forcave të sigurimit, siç u bë e njohur nga autoritetet lokale. Disa qindra demonstrues që protestonin kundër ndërtimit të postave të reja ushtarake në rajon, hodhën bomba molotov në forcat e sigurisë dhe pastaj hapën zjarr mbi ta. Burrat e forcave të sigurisë janë përgjigjur dhe si rezultat humbën jetën dy protestues dhe u plagos një ushtar.

Matteo Renzi: «Nuk do të mbështetim presidentin e ri të BE-së në qoftë se nuk ndryshon politikë»

Italia do të refuzojë për të mbështetur një president të Komisionit Evropian, i cili nuk do të ndryshojë politikën, paralajmëroi kryeministri italian Matteo Renzi, duke ndërhyrë në debatin e ndezur rreth personit i cili do të zëvendësojë Jose Manuel Barroso.

Në Spanjë kërkojnë heqjen e monarkisë

Pjesa më e madhe e qytetarëve spanjollë mbështesin referendumin për të ardhmen e monarkisë së tyre, sipas sondazhit të publikuar nga e përditshmja ”El Pais”, një javë pas abdikimit të fronit nga mbreti Juan Carlos. ”Të paktën 62 për qind e personave të pyetur mendojnë se duhet të zhvillohet një referendum, në një moment ose në një tjetër, për të vndosur nëse Spanja duhet të mbetet monarki apo të bëhet republikë”, sipas përfundimeve të sondazhit të zhvilluar nga instituti ”Metroscopia” për llogari të gazetës. Më 2 qershor dhjetëra mijëra kundërshtarë të monarkisë manifestuan në të gjithë Spanjën, duke kërkuar një referendum si edhe themelimin e republikës së tretë. Princi Felipe, 46 vjeç, duhet të marrë kurorën, ndoshta më 19 qershor

Në grevë punonjësit e Metrosë në São Paulo

Punonjësit në Metronë e São Paulo në Brazil vazhdojnë për të tretën ditë grevën e tyre dhe kërcënojnë se nqs kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të vazhdojnë protestat e tyre edhe gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës, e cila fillon të enjten në qytetin më të madh të Brazilit.


Ofrojnë 5 milion dollarë të afërmit e udhëtarëve të Boeing 777 të Malaysia Airlines

Të afërmit e pasagjerëve të Boeing 777 të linjës Malaysia Airlines duan të ofrojnë një shumë prej 5 milion dollarë si shpërblim për këdo që ka informacion në lidhje me zhdukjen e avionit, pasi gjurmët e tij kanë humbur që nga data 8 mars 2014.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon mot të paqëndrueshëm me shira apo stuhi sporadike në rajonet kontinentale dhe në Kretë. Era do
të fryjë mesatare në drejtimin verior me intensitet deri në 6 ballë në Egje, ndërsa temperatura minimale dhe maksimale në Athinë do të jenë 17ºC dhe 29ºC, ndërsa në Selanik 18ºC dhe 29ºC.